
Misioni ynë!
Qendra FIT beson se të mësuarit është burimi i përparimit të shoqërive njerëzore. Përmes kësaj platforme ne synojmë të ofrojmë përvoja transformuese të të mësuarit për të rinjtë dhe të rejat që ndjekin kurset, të cilat ne i përgatisim me përkushtim të veçantë dhe kompetencë të dalluar. Me qëllimin që të zgjerojë mundësitë e edukimit për të gjithë, organizata jonë ka ndërtuar këtë platformë gjithëpërfshirëse në mënyrë t’i ofrojë qasje në kurset tona kujtdo, kudo dhe kurdo
Kush jemi ne!
Qendra për studime të avancuara FIT (Qendra FIT) është një organizatë e pavarur joqeveritare e themeluar në vitin 2011. Stafi i saj profesional përbëhet nga profesionistë të fushave të ndryshme që kanë për synim të ndërtojnë një reputacion të lartë për standardin e punës së tyre në hulumtimet kualitative dhe kuantitative.
Platforma edufitin.org ofron programe të edukimit dixhital të cilësisë së lartë dhe angazhohet për të fuqizuar rininë në përdorimin e teknologjisë si mjet për të mësuar.
Kurset e edufitin.org përfshijnë programe të gatshme mësimore, prezantime, video dhe materiale tjera të rëndësishme për ndërmarrësinë digjitale dhe inovacionin, Internet të sigurtë, menaxhimin e rrjeteve sociale, menaxhimin e projekteve, etj.
Kjo platformë është financuar nga Ministria e Inovacionit të Republikës së Kosovës përmes projektit “Promovimi i Ndërmarrësisë Digjitale tek të Rinjtë”
